Victoria Beckham kërkon të bëjë paqe me Brooklyn?

Victoria Beckham ka bërë një gjest të rrallë pajtimi ndaj djalit të saj të madh, Brooklyn Beckham, gjatë premierës madhështore të dokumentarit të saj të ri në Netflix, mbajtur të mërkurën në kinemanë Curzon Mayfair në Londër.

Ish-anëtarja e grupit Spice Girls u ngjit në skenë për të mbajtur një fjalim emocional, ku përmendi me dashuri të gjithë fëmijët e saj, përfshirë Brooklyn-in – i cili mungonte.

“Fëmijët e mi: Brooklyn, Romeo, Cruz, Harper — dhe David — oh Zot, ai nuk është fëmijë!” tha ajo me humor, duke shtuar: “Po më shkonte kaq mirë pa kartat ndihmëse!”

Victoria, 51 vjeç, tha se realizimi i këtij dokumentari ishte si një “terapi intensive njëvjeçare”.

“Ky proces më bëri të reflektoj për herë të parë në jetën time. Tani ndjej që jam mjaftueshëm. Faleminderit bashkëshortit tim, David, që më bindi – më detyroi, pa më lënë zgjedhje – ta bëj këtë dokumentar.”

Ajo gjithashtu falënderoi prindërit e saj, Anthony dhe Jackie Adams, si dhe vëllezërit e motrat për mbështetjen e tyre.

Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, nuk morën pjesë në premierën e dokumentarit, në mes të thashethemeve për një krisje në marrëdhëniet familjare.

Megjithatë, Victoria e përmendi Brooklyn-in me dashuri, një hap që shumë e panë si përpjekje për të zbutur tensionet.

Pjesë e eventit ishin bashkëshorti i saj, David Beckham, dhe tre fëmijët e tjerë: Romeo, Cruz dhe Harper.

Po ashtu morën pjesë edhe anëtaret e tjera të Spice Girls: Geri Halliwell, Emma Bunton dhe Melanie Chisholm. Mel B ishte e vetmja që mungoi.

Dokumentari “Victoria Beckham”, i cili ka startuar në Netflix të enjten, ndjek historinë e saj nga yll i popit në një nga stilistet më të njohura në botë.

Pavarësisht mungesës në premierë, Brooklyn dhe Nicola shfaqen shkurtimisht në dokumentar.

Sipas burimeve për Page Six, marrëdhëniet mes Brooklyn dhe familjes së tij janë ftohur që prej martesës me Nicola Peltz në vitin 2022, me burime që thonë se ai është afruar më shumë me prindërit e saj miliarderë, Nelson dhe Claudia Peltz.

“Gjithmonë do të ketë njerëz që thonë gjëra negative,” tha Brooklyn së fundmi. “Por unë kam një grua shumë mbështetëse. Ne thjesht bëjmë jetën tonë, punojmë dhe jemi të lumtur.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top