Trump: Ndoshta Spanja duhet të përjashtohet nga NATO

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të enjte se Shtetet e Bashkuara do të blejnë 11 akullthyes nga Finlanda, si pjesë e një përpjekjeje për të forcuar aftësitë e saj në operacionet në Arktik.

Trump përsëriti gjithashtu se do ta zgjidhte luftën Rusi – Ukrainë. Megjithatë ai bëri një deklaratë të fortë se “ndoshta Spanja duhet të përjashtohet nga NATO”. Ai e fajësoi vendin iberik për qëndrimin e tij ndaj shpenzimeve të mbrojtjes.

Presidenti Trump, tha se planifikon të niset për në Lindjen e Mesme të dielën, pas marrëveshjes midis Izraelit dhe Hamasit për lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top