Jennifer Aniston zbulon betejën e fshehtë me infertilitetin

Jennifer Aniston ka reaguar ndaj akuzave të vazhdueshme se nuk ka pasur fëmijë për shkak të karrierës së saj në Hollywood. Në një intervistë për Harper’s Bazaar UK, aktorja 56-vjeçare ka treguar për herë të parë se ka kaluar një luftë të gjatë 20-vjeçare për të krijuar një familje.

“Askush nuk e dinte historinë time apo çfarë kam kaluar për të pasur një familje. Nuk kam folur publikisht për problemet e mia shëndetësore,” tha Aniston. Ajo theksoi se thashethemet se ishte egoiste apo e fiksuar pas punës e kanë prekur shpirtërisht: “Jam njeri. Dhe si çdo njeri, më prek kur njerëzit flasin pa e ditur të vërtetën.”

Aniston pranoi se gjatë martesës me Brad Pitt kishte provuar të mbetej shtatzënë përmes trajtimeve IVF dhe mjeteve alternative si çajrat kinezë.

“Do t’ia kisha dhënë gjithçka dikujt që do më kishte thënë atëherë: ‘Ngri vezët tuaja. Bëje këtë për veten.’ Por nuk e mendon atëherë. Tani është vonë. Anija ka kaluar,” tha ajo me qetësi.

Aktorja u shpreh se nuk ndjeu nevojën të sqaronte gjithmonë thashethemet, pasi e dinte të vërtetën e saj.

“Familja ime e di të vërtetën time. Miqtë e mi e dinë. Pse duhet të bind të tjerët?”

Në vitin 2022, Aniston konfirmoi për Allure se kishte kaluar vite duke u përpjekur për të mbetur shtatzënë dhe vendosi ta ndante për të ndihmuar gratë që po kalojnë të njëjtën sfidë.

Jennifer Aniston ka qenë e martuar me Brad Pitt (2000–2005) dhe Justin Theroux (2015–2017). Aktualisht, ajo është në një lidhje me Jim Curtis.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top