Një lajm i rëndë vjen nga Kina, ku futbollisti Samuel Asamoah, ka pësuar një dëmtim shumë të rëndë. Asamoah, pasi goditi kokën në një tabelë reklamuese të vendosur anës fushës, theu qafën. Episodi ndodhi gjatë një ndeshjeje të kategorisë së dytë kineze. Lajmi është konfirmuar nga klubi i tij, Guangxi Pingguo. Futbollisti togolez rrezikon paralizën.
Përplasja me një kundërshtar dhe fraktura në qafë
Pamjet janë tronditëse, edhe pse ndoshta askush, duke parë përplasjen, nuk mund ta kishte menduar një pasojë të tillë. Asamoah shtyhet nga një kundërshtar ndërsa lufton për topin në mesfushë. Ai goditi kokën fort në tabelën reklamuese dhe pësoi pasoja të tmerrshme: fraktura në qafë dhe dëmtime të nervave. Futbollisti iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Gjendja e tij është e qëndrueshme, por fatkeqësisht ekziston rreziku i paralizës, siç ka bërë të ditur edhe klubi: “Kushtet e Asamoah janë të qëndrueshme, por ai është në rrezik të lartë për paralizë të rëndë. Do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij sezoni. Edhe karriera e tij mund të jetë seriozisht e komprometuar”.
During the 25th round of the 2025 China League One on Oct 5, Guangxi Pingguo player Asamoah suffered a severe spinal injury after being violently pushed off the field and hitting an LED screen.
He was diagnosed with C2–C6 fractures and faces a risk of high paraplegia. Surgery… pic.twitter.com/mduD0xPgI7
— Shanghai Daily (@shanghaidaily) October 6, 2025
Kush është Samuel Asamoah?
Lindur në vitin 1994, pra 31 vjeç, me origjinë nga Ghana, i formuar në akademinë e famshme Aspire Academy, por i natyralizuar si togolez, dhe përfaqësues i kombëtares së Togos me 7 ndeshje. Asamoah ka luajtur në shumë vende, duke pasur një karrierë prej “udhëtari” të specializuar. Nisi nga Ghana, më pas luajti disa sezone në Belgjikë — vitet më të mira me St. Truiden — pastaj pati një eksperiencë në Rumani me Craiova, përpara se të transferohej në Kinë, ku firmosi me Guangxi Pingguo, skuadër e kategorisë së dytë.