Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi pasi Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet e 9 Nëntorit në Tiranë.
Në një prononcim për mediat nga selia blu, Berisha tha se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është një akt i një rëndësie të madhe.
Por që në nisje të fjalës së tij, Berisha sqaroi se Florian Binaj do të mbetet kandidati që do të mbështesë PD dhe opozita në çdo moment që do të zhvillohen zgjedhjet e pjeshme në kryeqytet.
Berisha:
Besoj se partitë opozitare edhe pas këtij vendimi, partitë opozitare do konfirmojnë Florian Binajn i cili u prit me shumë kënaqësi nga qytetarët e Tiranës, nga i gjithë spektri.
Sot Gjykata Kushtetuese mori një vendim të cilin unë e përshëndes si një akt të një rëndësie të madhe në mbrojtje të Kushtetutës së vendit, në mbrojtje të kushtetutshmërisë së rendit. Përshëndes vendimin unanim të gjykatësve të cilët mbrojtën kushtetutën nga armiqtë e tyre.
Me këtë vendim iu bë një shërbim rendit kushtetues dhe u dhanë vulën e turpit, por s’kanë turp se po të kishin turp s’mund të vepronin kurrë, atyre që shkelmuan Kushtetutën, Edi Ramës, presidentit të tij kukull dhe të gjithë atyre që u implikuan në këtë akt madhor antikushtetues. Faktikisht, siç e shihni çdo ditë ndërmerren akte antikushtetuese dhe kundra shtetit. Kështu, Peleshi me urdhër të Edi Ramës po asgjëson Parlamentin.
Ju ishit aty, e patë, në një zhvillim fare normal të seancës pasi u dakordësua që pas fjalës time do të fillonin debatet dhe një pjesë e mirë e kolegëve të mi u tërhoqën nga kërkersa për procedurë mjaftoi fakti që unë denoncova Arubën, denoncova Sinaloan dhe pritjen në zyrën e kryeministrit të bosit të Sinaloas dhe Edi Rama t’i jepte urdhër Peleshit të tij të votonte pa diskutim aktet. U them shqiptarëve se ky Parlament po ecën me shpejtësi drejt fundit të vet. Ne, në çdo seancë do të qëndrojmë në mbrojtje të rregullores dhe Kushtetutës.