Familjet e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza, kanë kërkuar që ti jepet Çmimin Nobel për Paqen Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Ata i kanë drejtuar një letër Komitetit Norvegjez të Nobelit, duke thënë se Presidenti Trump bëri të mundur atë që shumë e quanin të pamundur.
Ata thanë se Trump e meriton çmimin për shkak të zotimit të tij për të mos pushuar derisa çdo peng i fundit të kthehet në shtëpi. Sipas tyre asnjë udhëheqës apo organizatë tjetër nuk ka kontribuar më shumë për paqen në mbarë botën, se Presidenti Trump. Mediat e huaja shkruan se zyrtarët izraelitë dhe ato të Hamasit kanë zhvilluar bisedime indirekte, mbi një plan paqeje të SHBA-së për Gazën.
Bisedimet në vendpushimin e Detit të Kuq të Sharm el-Sheikh do të përqendrohen në fazën e parë të një armëpushimi, duke përfshirë tërheqjen e pjesshme të forcave izraelite, si dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza në këmbim të të burgosurve palestinezë të mbajtur në paraburgim izraelit, sipas një deklarate nga Hamasi.
Shtytja e fundit për paqe vjen pasi Hamasi pranoi disa elementë të planit të paqes të SHBA-së, një veprim i mirëpritur nga Trump. Izraeli ka thënë se mbështet përpjekjen e re të SHBA-së. Sipas planit, Hamasi do të lironte 48 pengjet e mbetura – rreth 20 prej të cilave besohet se janë gjallë – brenda tre ditësh. Do të hiqte dorë nga pushteti dhe do të çarmatosej.
Luftëtarët e udhëhequr nga Hamasi rrëmbyen 251 persona dhe vranë rreth 1,200, kryesisht civilë, në sulmin e 7 tetorit 2023 që shkaktoi luftën. Shumica e pengjeve janë liruar në armëpushim ose marrëveshje të tjera.