Ribashkohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck?

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u panë bashkë për herë të parë në publik që nga finalizimi i divorcit të tyre në janar, duke marrë pjesë në premierën e filmit muzikor “Kiss of the Spider Woman” të hënën në mbrëmje në Nju Jork.

Dy ish-partnerët u treguan miqësorë me njëri-tjetrin teksa biseduan në tapetin e kuq dhe u panë duke qeshur. Në një moment, ai vendosi dorën në belin e saj për ta ndihmuar të ecte në tapetin e kuq.

Të dy janë bashkëproducentë ekzekutivë të filmit, dhe duket se ruajnë ende respekt të ndërsjellë edhe pas ndarjes. Gjatë një interviste për “Extra”, Affleck u shpreh i impresionuar nga angazhimi i Lopez:

“Që në fillim e dija që Jennifer do t’i jepte gjithçka këtij projekti – dhe ashtu bëri. Punoi jashtëzakonisht shumë. Ajo i ka të gjitha talentet – një artiste e lindur,” tha ai.

Nga ana tjetër, Lopez i dha meritë ish-bashkëshortit për realizimin e filmit, gjatë një interviste për “Today”:

“Nëse nuk do të ishte për Benin, ky film nuk do të ishte bërë kurrë. Do t’ia njoh gjithmonë këtë meritë.”

Aktorja shtoi se ky projekt e ndihmoi të kalonte një periudhë të vështirë në jetën personale.

“Filmi flet për shpëtimin përmes artit. Ky projekt më ndihmoi ta kaloj një moment të vështirë në jetën time personale,”tha ajo.

Muajin e kaluar, Lopez foli për divorcin në një intervistë për “CBS Sunday Morning”, duke thënë se përvoja e ka ndihmuar të rritet si person.

“Jam një person tjetër tani. Nuk është se më ndryshoi, por më ndihmoi të bëhem më e vetëdijshme.”

Affleck, nga ana e tij, në një intervistë për GQ në mars, deklaroi:

“Nuk kam gjë tjetër veçse respekt për Jennifer. Shpesh njerëzit kërkojnë ‘arsyen’ e ndarjes, por e vërteta është shumë më e zakonshme dhe komplekse. Jeta thjesht ndodh, dhe secili përpiqet të gjejë rrugën e tij.”

Filmi “Kiss of the Spider Woman”, i drejtuar nga Bill Condon, është një adaptim filmik i muzikalit me të njëjtin emër. Lopez luan rolin e Ingrid Luna, alias Spider Woman, dhe performanca e saj është pritur mirë nga kritika.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top