BDI reagon për plagosjen me armë të zyrtarit të saj në Kumanovë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër pas një sulmi të armatosur ndaj kandidatit të saj dhe bartësit të listës për këshillin komunal të Likovës, Zekirja Shaini i cili ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar nga persona të maskuar. Mediat maqedonase bëjnë të ditur se fatmirësisht, gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Në një deklaratë publike, BDI e ka cilësuar sulmin si një “akt barbar dhune” dhe ka bërë thirrje për reagim urgjent nga institucionet shtetërore.

“Dënojmë ashpër këtë akt të rëndë dhune dhe kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm, me transparencë dhe vendosmëri, për të identifikuar dhe arrestuar autorët e këtij atentati,” thuhet në reagimin zyrtar të parties.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top