Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha më 6 tetor se ai “ka marrë një vendim” nëse do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi Tomahawk.
Mirëpo se a do t’i dergoj apo jo këto raketa, si duket Trump është edhe vet në dilemë apo do të bënte ndonjë ‘surprizë’.
Ajo se çfarë po i intereson Trump momentalisht sipas raportimeve është se Trump gjatë konferencës së djeshme tha se dëshiron ta dij se për çfarë do përdorën raketat ‘Tomahawk’.
“Mendoj se dua të di se çfarë po bëjnë me to, ku po i dërgojnë, mendoj. Duhet ta bëj këtë pyetje”, u shpreh Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.
Ndërkaq raketat, të cilat u kërkuan nga Kievi, sipas ukrainasve do të shërbenin si një nxitje e konsiderueshme për arsenalin e Ukrainës, i cili mbështetet kryesisht në dronë për sulme me rreze të gjatë veprimi.
Ndërkaq duke kujtuar nga deklaratat e mëhershme Kievi kishte thënë se armët do të mundësonin sulme në qendrat e komandës dhe qendrat e furnizimit thellë brenda Rusisë.
Mes pavendosmërisë së SHBA-së, Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi më 5 tetor se trendi “pozitiv” në marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA-së do të shkatërrohej nëse Uashingtoni do të dërgonte raketa Tomahawk në Ukrainë.
“Furnizimi i sistemeve të raketave me rreze të gjatë veprimi, përfshirë Tomahawk, në Ukrainë do të çojë në shkatërrimin e trendeve pozitive që po shfaqen në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”, i tha Putin propagandistit të televizionit rus Pavel Zarubin.
Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance konfirmoi më 28 shtator se SHBA-të po “shqyrtonin” furnizimin e Kievit me raketa Tomahawk, të cilat kanë një rreze veprimi midis 1,600 dhe 2,500 kilometrave.
“Është diçka për të cilën presidenti do të marrë vendimin përfundimtar. Ajo që presidenti do të bëjë është ajo që është në interesin më të mirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Vance për Fox News në një intervistë.
Trump nuk dha detaje të drejtpërdrejta se çfarë “vendimi” të mundshëm ka marrë në lidhje me dërgesat.