Gjykata e Vlorës ka ndërprerë punë për tre ditët në vijim, pas vrasjes së gjykatësit të Apelit Astrit Kalaja. Nga data 7 tetor deri më datë 10 tetor Gjykata e Vlorës nuk do të zhvillojë asnjë seancë apo proces gjygjësor.
Pas Vlorës edhe Gjykata e Dibrës ka ndërprerë për ditën e sotme të gjitha proceset gjyqësore. Ndërsa Gjykata e Apelit në Tiranë ka ulur në gjysmështizë flamurin në nder të gjyqtarit të ndjerë, Astrit Kalaja. Gjithasht ka pezulluar të gjitha gjyqet e planifikuara për ditën e sotme.