Tudor pasi nuk aktivizoi Zhegrovën: Unë zgjedh më të fortët dhe ata që na sjellin rezultat

Mbrëmë u zhvillua derbi mes Juventusit dhe Milanit në Serie A. Ndeshje kjo e cila u përfundua me barazim 0-0 në “Allianz Stadium” të Torinos.

Edhe këtë herë nuk është aktivizuar në ndeshje ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova.

Për këtë gjë madje u pyet edhe trajneri Igor Tudor, se përse nuk e aktivizoi atë, me trajnerin kroat që tregoi një përgjigje të vrazhdë rreth kësaj çështje.

“Unë zgjedh më të fortët dhe ata që mund të na sjellin rezultat”, ishte përgjigja e trajnerit Tudor.

Juventusi, kujtojmë se në Serie A gjendet në pozitën e 5-të me 12 pikë, ku nuk ka humbur ende një ndeshje.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top