Reperi i njohur amerikan 50 Cent ka vazhduar sulmet e tij ironike ndaj Sean “Diddy” Combs, pasi ky i fundit u dënua me katër vjet burg për përfshirje në trafik seksual.
Në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), 50 Cent shkruajti:
“Për këdo që kishte rezervuar Diddy-n për ndonjë konferencë javën tjetër – dëgjoj që nuk do të mund të vijë. Unë jam i lirë!” Ai e shoqëroi postimin me një skicë nga salla e gjyqit, ku Diddy shfaqej i përlotur.
Ironia e 50 Cent lidhet me pretendimet e prokurorëve se Diddy kishte planifikuar disa angazhime publike në Miami, në përpjekje për të marrë një lirimin të parakohshëm.
Gjatë seancës dëgjimore në Gjykatën Federale të Manhattan-it, prokurorja Mary Slavick e përshkroi këtë veprim si “arrogancë të pastër” dhe kërkoi një dënim prej mbi 11 vitesh burg.
“Ai nuk e kupton vërtet se si veprimet e tij e sollën këtu. Respekti i tij për ligjin është vetëm në letër,” tha Slavick.
Sean “Diddy” Combs, 55 vjeç, u dënua për dy akuza për transportim të personave me qëllim prostitucioni, akuza që mbartin dënime deri në 20 vjet secila. Por, gjykatësi vendosi një dënim total prej 4 vjet e 2 muaj burg, një gjobë prej 500,000 dollarësh dhe pjesëmarrje të detyruar në programe për shëndet mendor dhe abuzim me substanca.
Pasi ka shërbyer tashmë një vit në paraburgim, Diddy mund të lirohet brenda 3 vjetësh.
Akuza të tjera më të rënda si trafikim seksual dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale ranë poshtë, pasi Combs u shpall i pafajshëm për to.
Ky nuk ishte sulmi i vetëm i 50 Cent ndaj Diddy-t këtë javë. Një ditë më parë, ai postoi një “letër për gjykatësin” në rrjetet sociale ku kërkonte që Diddy të mos lirohej:
“Kam pasur një konflikt me Puffy për 20 vjet. Ai është shumë i rrezikshëm. Shumë herë kam pasur frikë për jetën time. Ju lutem, konsideroni sigurinë e publikut para se ta lini të dalë.”