Sean “Diddy” Combs është dënuar me 50!muaj burg pasi u shpall fajtor për dy akuza të lidhura me prostitucionin në korrik të këtij viti. Megjithatë, për shkak të kohës së kaluar në paraburgim që nga arrestimi i tij në shtator 2024, ai do të vuajë gjithsej 3 vite burg.
Gjykatësi Arun Subramanian, përveç dënimit me burg, urdhëroi gjithashtu 5 vite mbikëqyrje pas lirimit dhe vendosi një gjobë prej 500,000 dollarësh – maksimumi i lejuar me ligj.
Para vendimit të gjykatës, Diddy kërkoi ndjesë publike ndaj ish-partnereve të tij, familjes dhe miqve, duke e cilësuar sjelljen e tij si “të turpshme, të sëmurë dhe të neveritshme”.
Ai tha se fëmijët e tij “meritojnë më shumë” dhe pranoi se kishte dështuar si bir ndaj nënës së tij.
Gjykatësi Subramanian theksoi se një dënim i gjatë ishte i nevojshëm “për të dhënë një mesazh të qartë se abuzimi dhe dhuna ndaj grave do të përballen me përgjegjësi të vërtetë.”
Në sallën e gjyqit u diskutuan edhe të ashtuquajturat “freak-offs” – festa të organizuara nga Combs me përmbajtje seksuale – të cilat mbrojtja i përshkroi si “përvoja intime dhe konsensuale”, por gjykatësi i hodhi poshtë këto përshkrime, duke i cilësuar si manipulim dhe shfrytëzim.
Prokurorja Christy Slavik deklaroi se Combs “nuk ka respekt të vërtetë për ligjin” dhe madje kishte planifikuar angazhime publike për javën pasardhëse, duke lënë të kuptohet se priste një lirimin të hershëm. “Ky është kulmi i arrogancës,” tha Slavik.
Combs u shpall fajtor për akuzat e transportimit me qëllim përfshirjen në prostitucion, por u lirua nga akuzat më të rënda të trafikimit të qenieve njerëzore dhe të pjesëmarrjes në rrjete kriminale.