Në konferencën për mediat sot, Edi Rama i ndaloi pyetjet e gazetarëve për cështjen e dekretimit të zgjedhjeve nga kreu i shtetit. Por në takimin me dyer të mbyllura sot pasdite në Hotel Tiranë me drejtuesit e PS-së, ai e ka komentuar këtë cështje.
Rama iu ka kërkuar të vetëve të mos dëgjojnë apo bëjnë thashetheme nëpër tavolinat e Tiranës, sikur gjoja ai ka ushtruar presion mbi Bajram Begajn për të dekretuar zgjedhjet në Tiranë pa pritur të shprehej Gjykata Kushtetuese për ankimimin e Erion Veliajt.
“Presidenti e ka firmosur dekretin e zgjedhjeve me vullnetin e vet”, ka thënë Rama në takim, sic mëson Lapsi.al nga burime brenda takimit.
Në vijim të kësaj, kryeministri është përpjekur t’u mbushë mendjen të vetëve, duke iu thënë gjithashtu se kreu i shtetit ka këshilltarë të tij për këtë punë, të cilët unanimisht kanë qenë dakord me shpalljen e zgjedhjeve.
Të pestë nga këshilltarët e tij kanë qenë të të njëjtit mendim mësohet të ketë thënë Rama në takim, duke vecuar mes të tjerëve edhe ish-ministrin e PD-së, Ilir Rusmaili.
Kryeministri kërkoi gjithashtu nga të vetët që të mos ushqejnë histori konspirative për këtë cështje.
Ndonëse kjo është një përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës për t’u mbushur mendjen ministrave e deputetëve në takim, duke e ditur gjithashtu që fjalët e tij do të dilnin në media, thellë thellë të gjithë e kanë të qartë cfarë ka ndodhur.
Bajram Begaj është është shndërruar në një dordolec politik në duart e Edi Ramës. Paramendoni, kur Begaj edhe pasi u zgjodh President i thërriste ende “shef” ish-ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, veneracionin e tij për Edi Ramën e ka në shkallë sipërore dhe urdhrat e kryeministrit as nuk i diskuton, thjesht i zbaton.