Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme në orën 16:30 strukturat politike të Tiranës në kuadër të punës për zgjedhjet e 9 nëntor. Takimi me strukturën politike të PS-së për Tiranën do të mbahet në një prej hoteleve në qendër të kryeqytetit.
Të pranishëm në takim pritet të jenë ministra, deputetë, përfaqësues të bashkisë, ish deputetë apo kandidatë të cilët nuk arritën të merrnin një mandat në 11 maj.
Gjithashtu drejtimi i fushatës i është besuar zv.kryeministres Belinda Balluku, ndërkohë PS vijon organizimin e strukturave në mbështetje të kandidates Ogerta Manastirliu.