Serbia e jo vetëm: tetori është i mbushur me impenjimet kuqezi

Pas një shtatori të mbushur me emocione, tetori do të sjellë sërish një kalendar të ngjeshur me ndeshje për të gjitha kombëtaret shqiptare. Nga Kombëtarja A, tek skuadrat e moshave dhe vajzat kuqezi, të gjitha ekipet do të zbresin në fushë për të përfaqësuar Shqipërinë.

Kombëtarja A do të përballet më 11 tetor në transfertë ndaj Serbisë në Leskovac, një duel i rëndësishëm për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, ndërsa më 14 tetor kuqezinjtë do të rikthehen në “Air Albania” për miqësoren ndaj Jordanisë.

Vajzat e Kombëtares A do të kenë një muaj vendimtar, me dy përballje ndaj Qipros që do të përcaktojnë fatin e tyre për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kombeve.

Edhe Kombëtarja U-21 kuqezi do të luajë në “Air Albania”, ku do të presë San Marinon më 10 tetor, ndërsa ekipet kombëtare U-19 dhe U-17 do të zhvillojnë miqësore përgatitore ndaj Irlandës dhe Sllovenisë.

Tetori do të shënojë gjithashtu nisjen e dy turneve të rëndësishme të organizuara nga FSHF në Shqipëri, fazën kualifikuese të UEFA European Women’s Under-17 Championship dhe turneun UEFA Development U-15.

Vajzat U-17 do të masin forcat me Greqinë, Izraelin dhe Estoninë në Elbasan dhe Rrogozhinë, ndërsa djemtë U-15 do të sfidojnë Armeninë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën në “Shtëpinë e Futbollit”.

Një muaj i tëri kuqezi për t’u shijuar, me sfida të mëdha dhe përcaktuese.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top