Negociatat/ Si ndahen Partia Demokratike dhe Mundësia për kandidatin e Tiranës

Negociatat për të arritur një kandidat të përbashkët të opozitës për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës dhe që u zhvilluan në hotel Rogner zbuluan se për herë të parë PD ka pranuar të japë dakortësinë për një emër jashtë strukturave politike për Tiranën.

Por Lapsi.al mësoi se në takim secila nga partitë shkoi me emrat e saj. Nga Partia Demokratike, Ilir Alimehmeti dhe Belind Këlliçi propozuan emrin e Edlira Çepanit, e veja e ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani.

Nga ana tjetër, Partia Mundësia, e përfaqësuar nga Erald Kapri dhe Barbara Doda, ka propozuar emrin e pedagogut Ermal Hasimja.

Negociatat pritet të vijojnë në ditët në vijim, ndërsa të dy partitë parimisht kanë rënë dakort se kandidati nuk duhet të dalë nga strukturat partiake, por kanë ende diferenca për një emër të caktuar.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top