E ngarkuara me punë e SHBA takim me Presidentin Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur mëngjesin e sotëm, të Ngarkuarën me Punë të SHBA-ve, Nancy VanHorn.

Ende nuk dihet arsyeja e takimit midis dy zyrtarëve.

Ky takim, vjen një ditë pas mbylljes së qeverisë amerikane. Më herët, ambasada e SHBA-ve në Tiranë, njoftoi se për shkak të mungesës së një marrëveshjeje për miratimin e buxhetit federal, aktivitetet e saj në rrjetet sociale do të kufizohen ndjeshëm.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada sqaroi se “Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt”.

Po kështu, ekziston mundësia e diskutimeve lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore në Shqipëri për gjashtë bashkitë.

Sakaq, priten informacione të mëtejshme lidhur me atë se çfarë kanë diskutuar dy zyrtarët.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top