Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë paralajmëruar mbylljen e rrugës bregdetare Rashid në drejtim të veriut në Gaza.
Sipas njoftimit zyrtar, rruga do të mbyllet duke filluar nga mesdita (ora 11:00 GMT), ndërsa lëvizjet në drejtim të jugut do të lejohen dhe do të vazhdojnë pa ndalim apo kontroll ushtarak.
Ushtria izraelite pret që Hamasi të intensifikojë sulmet ndaj trupave të saj gjatë ditëve në vijim, ndërsa përgatitjet për një ofensivë të re në qytetin e Gazës janë në zhvillim e sipër.
Sipas vlerësimeve të autoriteteve izraelite, mbi 800,000 civilë janë larguar tashmë nga qyteti, pas paralajmërimeve të përsëritura për evakuim nga zona të rrezikshme.
Situata në terren mbetet kritike dhe në zhvillim të shpejtë.