Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg Francesko Beketin

Në finale të një procesi që zgjat prej vitesh, gjykata e Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm cilësoi fajtor biznesmenin Italian Francesco Becheti dhe dënoi me 12 vite burgim.

Treshja gjykuese e përbërë nga Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani vendosën ta zbusin masën e sigurisë për të pandehurin, pasi gjykata e Tiranës e pati dënuar shtetasin Italian me 17 vite burgim për akuzat e “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “krijim të skemave mashtruese” si dhe “pastrim parash”.

Apeli lehtësoi edhe pozitën e ortakut të Bechetit, Mauro de Renzi, i cili nga 16 vite burg që ishte dënuar më herët, përfundimisht sipas shkallës së dytë ë gjyqësorit do të vuajë 12 vite.

Në fuqi u la vendimin për nënën e biznesmenit Becheti, Liliana Condomitti dhe Eriona Troplini, të cilat u dënuan me nga 8 vite burgim secila.

Referuar vendimit, gjykata pushoi çështjen për kompanitë “Kalivaç Green Energy” dhe “Energy” shpk. Francesco Becheti prej vitesh është në përballje plasje me drejtësinë shqiptare, ndërsa ka fituar betejën në Arbitrazh përballë qeverinë për mbylljen e televizionit të tij, Agon Channel.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top