Konferenca e Kryetarëve/ Rrëzohen kërkesat e PD-së

Kërkesat e Partisë Demokratike për dy mocione me debat në kuvend, janë rrëzuar ditën e sotme në Konferencën e Kryetaerëve. Në mbledhjen e sotme, dy mocionet si për debat me qeverinë me programin politik si dhe për miratimin e një rezolute për njohjen e genocidit serb në Kosovë, nuk është dakordësuar në këtë mbledhje. Të dyja këto çështje, i kalojnë seancës plenare për votim.

Njoftimi i Plotë:

U mblodh Konferenca e Kryetarëve Në drejtimin e Kryetarit, z. Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Mbledhja shqyrtoi kërkesën e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, z. Gazment Bardhi, për zhvillimin e një “mocioni me debat mbi prioritetet e shpallura të qeverisë në programin politik të saj, si dhe ndërhyrjen e krimit të organizuar në jetën publike të vendit.”

Kryetari i Kuvendit, z. Niko Peleshi, bëri me dije gjatë mbledhjes se është depozituar edhe një kërkesë nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, për mocion me debat me qëllim final miratimin e një rezolute për njohjen e genocidit serb në Kosovë.

Pas diskutimeve, kryetarët e grupeve parlamentare nuk ranë dakord për zhvillimin e mocioneve. Të dyja çështjet i kaluan seancës plenare.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top