Presidenti Bajram Begaj – Lideri i Ri që Frymëzon Shqipërinë Europiane

Presidenti Bajram Begaj – Lideri i Ri që Frymëzon Shqipërinë Europiane

Flamur Buçpapaj

Presidenti Bajramb Begaj është një figurë që po ngjall gjithnjë e më shumë shpresë dhe besim te shqiptarët. Ai shihet si lideri i ri që po i jep një fytyrë tjetër Shqipërisë, i palidhur me të kaluarën komuniste, i palidhur me partitë që e lanë vendin në tranzicion të pafund. Begaj ka hyrë në histori si presidenti që ka sjellë frymë të re, unitet kombëtar dhe vizion europian.

“Një komb nuk bëhet i madh nga fjalët, por nga burrat që dinë të shërbejnë pa e shitur kurrë Atdheun.”

CV e Presidentit Bajram Begaj – Një jetë në shërbim të Atdheut

Prof: Bajram Begaj

Datëlindja: 20 mars 1967

Vendlindja: Rrogozhinë, Shqipëri

Arsimimi: Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës – Mjekësi e Përgjithshme

Tituj akademikë: Doktor i Mjekësisë, Profesor Asistent

Karriera profesionale:

Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Ushtria e Shqipërisë

Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, Ushtria e Shqipërisë

Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë

Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura (2020–2022)

President i Republikës së Shqipërisë (2022–

“Një gjeneral që vjen nga ushtria, por udhëheq me mendje shtetari, është garanci se kombi ka hyrë në një epokë të re.”
Një Lider Patriot për Kombin Shqiptar

Presidenti Begaj ka treguar se është mbi gjithçka një patriot. Ai e ka ngritur lart çështjen kombëtare në çdo forum ndërkombëtar, duke kërkuar pranimin e Kosovës në OKB dhe duke qenë gjithmonë pranë shqiptarëve kudo që jetojnë. Vizitat e tij në Kalabri, Preshevë, Mal të Zi dhe çdo trevë shqiptare janë dëshmi e një presidenti që i sheh shqiptarët si një komb të vetëm, të ndarë nga kufijtë politikë, por të bashkuar në aspiratat kombëtare.

“E ardhmja i takon liderëve që nuk e shohin veten mbi popullin, por pranë tij.”


Shqipëria përpara me një Lider Perëndimor

Bajram Begaj është njeriu i unitetit, i cili ka treguar se Shqipëria mund të ecë përpara vetëm me vizion perëndimor. Ai nuk është politikan i korridoreve të vjetra, por një lider që mendon si shtetar europian dhe vepron si ushtarak i përkushtuar ndaj Atdheut.
Presidenti Begaj ka theksuar se rruga e Shqipërisë është integrimi i plotë në Bashkimin Europian, forcimi i rolit në NATO dhe rritja e partneritetit me SHBA. Ai përfaqëson atë profil lideri që shqiptarët presin prej kohësh: një njeri që nuk e shet Atdheun, por e mbron dhe e çon përpara.

> “Një shtet perëndimor ndërtohet me vizion, drejtësi dhe dashuri për tokën që të ka lindur.”

Një President që Frymëzon të Ardhmen

Në takimet tona si Nacional me Presidentin Begaj, kemi krijuar bindjen e plotë se kemi të bëjmë me një lider të tipit perëndimor, një burrë shteti që e do Shqipërinë dhe shqiptarët. Fryma që përcjell është e një udhëheqësi modern, që dëshiron të bëjë shtet, të ndërtojë institucione të forta dhe të garantojë demokraci funksionale.

Bajram Begaj është shembulli se si një lider i pastër, i pakorruptuar dhe me vizion mund ta çojë Shqipërinë drejt një epoke të re. Ai është njeriu që bashkon, që i jep besim popullit dhe që meriton jo vetëm një mandat, por një të ardhme të gjatë në krye të shtetit shqiptar.

“Shqipëria do të ecë përpara kur të mësojmë të besojmë te ata që nuk kanë lidhje me të shkuarën e errët, por me dritën e së ardhmes.”
Presidenti Begaj është lideri që Shqipëria ka pritur. Ai është gjenerali i popullit, njeriu i unitetit, simboli i një Shqipërie që po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e familjes europiane. Me të në krye, shqiptarët mund të besojnë se ëndrra e një shteti modern dhe të drejte.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top