Dinamo fiton derbin me Tiranën, por Teqja shpëton Dajën: Bordin i fundit

Dinamo fiton derbin e parë të kryeqytetit përballë Tiranës, duke u imponuar 1-2 në Selman Stërmasi, në sfidën e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Kthehet te fitorja pas tre ndeshjeve radhazi formacioni blu, që rrezikoi shumë në pjesën e dytë të shihte pikët ti fluturonin nga duart. Daja mund ti gëzohet suksesit që mungonte nga ndeshja e parë e kampionatit, por për këtë duhet të falenderojë portierin Teqja, që shpëtoi rezultatin në më shumë se një rast.

Tirana provoi të lunate ndeshjen e saj dhe dilte rrezikshëm me Tabakou e me depërtimet e Soler, por Dinamo goditi me golin e shënuar nga Goudiaby. Një gol që tronditi bardheblutë e Bordin, por që nuk i dha mundësinë bluve të dominonin ndeshjen. Daja kishte sërish në dizpozicion Nani dhe ai peneloi një krosim të përpiktë për depërtimin e Lorenco Vilës, që dyfishoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë.

Nën reshjet e shtuara të shiut, Tirana provoi ndjesi krenarie dhe u shty përpara. Dinamo vuante prapa dhe shpesh linte hapësira absurde për inserimet e Vera dhe Tabakou. Pikërisht ky i fundit lëshoi një të djathtë të ndalur me dorë nga prapavija dinamovite. Penallti dhe Patsatsia nuk pati asnjë problem të mposhte portierin Teqja. Presingu i bardhebluve pas 2-1 ishte asfiksues dhe vetëm ndërhyrjet e gardianit blu mbajtën në këmbë fitoren. Teqja ishte vendimtar ndaj Soler e Haxhiut, duke i dhënë mundësinë skuadrës së tij të kalojë mini-krizën e rezultateve.

Kështu, Dinamo ngjitet për momentin në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa Tirana mbetet në vendin e fundit me vetëm 2 pikë pas 5 ndeshjesh të luajtura.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top