Fernandes humb penallti, Brentford mposht Manchester United: Ruben Amorim nën presion

Edhe një herë, nuk ka shpëtim për Ruben Amorim – asnjë fitore pas asaj të javës së kaluar kundër Chelsea që mund të qetësonte ankthin dhe të tregonte se, mes gjithë kaosit, mund të dallohej ndonjë përparim. Seria e fitoreve të United u ndal sërish në vetëm një – të mposhtur për sezonin e dytë radhazi në fushën e Brentford. Një paraqitje për tu harruar nga lojtarët e Amorim, e shenjuar nga penalltia e humbur e Bruno Fernandes në pjesën e dytë dhe, para kësaj, nga një fillim i frikshëm i Brentford që u kushtoi dy gola. Shumë skuadra mund të gjenden nën trysni kundër Brentford, por skuadrat e mira kanë disa marshe më shumë për të kaluar pas kësaj – ndërsa United ka vetëm dy.

I pari është United pasiv, i papërgatitur, i mposhtur dy herë nga topa të gjatë direkt mbi vijën e tyre të lartë mbrojtëse, të përfunduar në të dyja rastet nga braziliani me numrin 9, Igor Thiago. Marshi i dytë hyn në punë vetëm në fund, kur realizohet se humbja është afër dhe nis paniku. Në Old Trafford të shtunën e kaluar ata kishin arritur me vështirësi të përballonin rikthimin e Chelsea. Në Brentford nuk arritën të bëjnë një të tillë për vete.

Në fund, me United të rrëzuar dhe zëvendësimet e tyre që nuk kishin pasur efekt, një zëvendësues i Brentford, Mathias Jensen, krijoi shansin e fundit përmes një kundërsulmi të mirëkrijuar. Goditja e tij me të djathtën kaloi pranë Altay Bayindir, i cili ishte një nga lojtarët më të mirë të United.

Ndoshta Nathan Collins duhej të ishte përjashtuar për faullin ndaj ish-shokut të tij të skuadrës, Bryan Mbeumo, për penalltinë që Fernandes humbi. Ishte një vendim i çuditshëm i arbitrit Craig Pawson dhe VAR-it të tij Andy Madley që të mos e bënin këtë, megjithatë United ishte aq mesatar për periudha të gjata të ndeshjes. Të tillë si Manuel Ugarte, Patrick Dorgu dhe Luke Shaw hynë e dolën pa bërë kurrë ndonjë gjë me rëndësi.

Erdhi goli i parë për klubin nga Benjamin Sesko në minutën e 26’, i shënuar me përpjekjen e tretë, por se çfarë tjetër bëri sulmuesi ishte e vështirë të thuhej. Ai u dominua kryesisht nga Collins dhe Sepp van den Berg. Brentford tregoi edhe njëherë formën e tyre të sigurt në shtëpi nën drejtimin e Keith Andrews. Një paraqitje e shkëlqyer nga Thiago, goli i parë i të cilit në veçanti ishte një sensacion. Por edhe Jordan Henderson dhe Mikkel Damsgaard që dominuan mesfushën. Brentford i Thomas Frank e fitoi këtë përballje 4-3 në maj dhe, me tre nga ajo njëmbëdhjetëshe që ishin larguar, dhe një prej tyre, Mbeumo, në fanellën e United, kjo ishte një paraqitje po aq e sigurt.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top