Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm pas fitores historike dhe “surprizës” që ka arritur Partia Socialiste në zgjedhjet e 14 Majit në kryeqendrën e veriut.
Rama ka zgjedhur që urimin ta bëjë në dialektin shkodran, ku ka postuar dhe videon e kandidatit, Benet Beci.
“Nadja e mir o Shkodër që krejt zemrën ma ke hangër… I LOVE YOU”, shkruan kryeministri Edi Rama në postimin e tij në rrjetin social Facebook.
Ndërkohë, në Shkodër vijon procesi i numërimit, ku nga 247 kuti në total, deri më tani janë numëruar 212 prej tyre. Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Benet Beci ka marrë deri më tani 29234 vota ose 60.28 %.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kryetari aktual, Bardh Spahia ka marrë 19265 vota ose 39.72 %. Duket se në këto zgjedhje, Shkodra ka “braktisur” të djathtën, duke i besuar për herë të parë pas 32 vitesh partisë socialiste.