WSJ: Zelensky i kërkoi Trump raketa Tomahawk që arrijnë deri në Moskë

Donald Trump i tha Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se ishte “i hapur për të hequr kufizimet” mbi përdorimin nga Ukraina të armëve amerikane me rreze të gjatë veprimi për sulme brenda Rusisë. Megjithatë ai nuk u zotua për ta bërë konkretisht këtë gjatë një takimi të zhvilluar të martën. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë të lartë amerikanë dhe ukrainas të cituar nga “Wall Street Journal”.

Gazeta amerikane raporton se presidenti ukrainas i ka kërkuar Trump më shumë raketa me rreze të gjatë veprimi dhe një autorizim për të përdorur armë të tilla për të goditur objektiva në tokën ruse. Trump nuk ka qenë kundër idesë, por ai nuk është zotuar të heqë ndalimin e SHBA-së për sulme të tilla, i cili ka qenë në fuqi (kur bëhet fjalë për armët amerikane) që nga fillimi i luftës.

Agjencia e lajmeve “Axios raportoi se Zelensky i kërkoi Trumpit të furnizonte Ukrainën me raketa Tomahawk të cilat mund t’i japin Ukrainës aftësinë për të goditur thellë në territorin rus, dhe madje deri në Moskë.

Zelensky tha se Trump u përgjigj: “Do ta shqyrtojmë”. Të mërkurën, Zelensky i tha “Axios” se i kishte kërkuar Trumpit një sistem shtesë armësh që mund ta detyronte Presidentin rus Vladimir Putin të angazhohej në bisedime paqeje ndoshta pa pasur nevojë që Ukraina ta përdorë atë.

Zelensky nuk e përmendi konkretisht sistemin e armëve, por tha se nëse Rusia do ta dinte që Ukraina i kishte ato, presioni për negociata do të rritej ndjeshëm. Kjo nuk është hera e parë që Ukraina i ka kërkuar SHBA-së Tomahawks, por është i vetmi sistem armësh në listë që Trump nuk ka rënë dakord t’ua shesë vendeve të NATO-s në emër të Ukrainës.

Edhe pse Ukraina mund të godasë thellë në Rusi me dronë, shumë objektiva ushtarake me vlerë të lartë kanë sisteme të sofistikuara të mbrojtjes ajrore që janë të vështira për t’u thyer me dronë. Raketat Tomahawk kanë një rreze veprimi prej më shumë se 1,500 kilometrash, krahasuar me rreth 250 kilometra për sistemet ATACMS të prodhuara në SHBA.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top