Alexandra Grant mohon lajmet për martesë me Keanu Reeves

Alexandra Grant, partnerja prej vitesh e aktorit Keanu Reeves, ka reaguar me humor ndaj thashethemeve se çifti është martuar në fshehtësi.

Artistja 52-vjeçare postoi një foto në Instagram ku shihet duke u puthur me Reeves në një vend artistik në Arizona të quajtur Roden Crater, një instalacion i artistit James Turrell.

“Kjo është një foto e vërtetë. Jo foto fejesash dhe as ndonjë njoftim martese nga AI… thjesht një puthje!” – shkroi ajo në përshkrim.
“(Edhe pse ndoshta është momenti para ose pas puthjes… po të shikoni shprehjet tona paksa të çuditshme!)”

Grant falënderoi ndjekësit për urimet e sinqerta, por sqaroi qartë:

“Nuk jemi martuar. Lajme të mira janë gjithmonë të mirëpritura, por kjo ishte fake news. Prandaj, tregoni kujdes me çfarë lexoni!”

Keanu Reeves dhe Alexandra Grant janë bashkë që nga viti 2019 dhe e bënë publike lidhjen e tyre në galanë LACMA Art + Film në nëntor të atij viti. Prej asaj kohe janë parë disa herë bashkë në evente publike, por janë mjaft diskretë përsa i përket jetës personale.

Në një intervistë për People në shtator 2023, Grant foli me dashuri për partnerin e saj:

“Është shumë kreativ dhe i sjellshëm. Më frymëzon çdo ditë. Punon shumë fort.”

Megjithatë, ajo theksoi se ka ndërtuar karrierën e saj përpara se lidhja të bëhej publike:

“E mira e të rënit në dashuri si një e rritur është se e kisha ndërtuar identitetin dhe karrierën time përpara se marrëdhënia të niste.”

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top