Rihanna bëhet nënë për herë të tretë

Rihanna dhe partneri i saj, A$AP Rocky, janë bërë prindër për herë të tretë!

Artistja e hitit “Diamonds” e ndau lajmin emocionues në Instagram të mërkurën, ku postoi një foto duke mbajtur në krahë vajzën e sapolindur dhe zbuloi emrin: Rocki Irish Mayers, e lindur më 13 shtator 2025.

Lajmi për shtatzëninë e tretë të Rihannës u bë publik në muajin maj, kur ajo u shfaq me barkun e rrumbullakosur në rrugët e New York-ut para Met Gala-s 2025. Në atë kohë, fansat madje spekuluan se ajo mund të ishte në pritje të binjakëve, pasi Rihanna kishte thënë se kishte “sjellë fëmijët” në event.

Çifti tashmë janë prindër të dy djemve, RZA dhe Riot, të lindur në vitet 2022 dhe 2023.

Gjatë një interviste në premierën e filmit “Smurfs” në qershor, A$AP Rocky dukej se e kishte zbuluar gjininë e foshnjës, kur me humor mbajti në dorë një kukull të Smurfette dhe tha: “ Është vajzë.”

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top