Ndarja nga gruaja, Burak nervozohet keq me gazetarët

Prej ditësh mediat turke u mbushën me lajme se Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen po kalojnë krizë dhe se martesa e tyre po shkon drejt fundit.

Thashethemet bënë xhiron e portaleve, duke hapur diskutime të pafundme në rrjet dhe duke i bërë fansat të pyesin se çfarë po ndodh me çiftin më të komentuar të showbizit turk.

Por aktori i serialit “Kara Sevda” nuk mundi të heshtë më. Përballë gazetarëve ai u shfaq i nervozuar dhe i prerë në fjalë:

“Janë vetëm gënjeshtra dhe mashtrime. Jemi lodhur tashmë nga këto lajme të pabaza.”

Dyshja, që prej vitesh janë ndër çiftet më të ndjekura të kinemasë turke, vijojnë jetën e tyre së bashku, pavarësisht spekulimeve që shpërthejnë herë pas here në media.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top