Bianca Censori ka zbuluar së fundmi planet e saj për të lancuar një markë të re.
Në Instagram Story të saj të martën vonë në mbrëmje, Bianca publikoi një link që çonte në një faqe interneti me emrin e saj, ku shkruhej: “Vjen më 13 tetor.”
Faqja përmbante edhe një formular ku përdoruesit mund të lënë adresën e tyre të emailit, vendin ku jetojnë dhe numrin e telefonit për të marrë më shumë informacion.
Ende nuk dihet se çfarë do të përfshijë marka e saj, por Bianca ka tërhequr vëmendje për zgjedhjet e saj provokuese në veshje që nga momenti që ka nisur lidhjen me Kanye West.
Në janar të vitit 2023, pak pasi reperi përfundoi divorcin nga Kim Kardashian, ai u martua me Bianca, e cila ka habitur me disa paraqitje shumë të guximshme në evente të ndryshme.
Gjatë një eventi në Los Angeles, ajo dhe Kanye u larguan papritmas nga ku u organizua gala-ja për shkak të veshjes të Biancas. Më vonë në një afterparty, ajo ishte përsëri në qendër të vëmendjes me një bodysuit transparent dhe çizme të zeza.
Megjithatë, veshjet e saj provokuese nuk janë pritur mirë nga të afërmit. Babai i saj, Leo Censori, ka kërkuar takim me Kanye-n për të shprehur pakënaqësinë e tij për pamjen e saaj të cilën e ka konsideruar “të papërshtatshme”.