Roma e Gasperinit e fillon në mënyrën më të mirë rrugëtimin europian dhe në ditën e parë të Europa League u imponua 2-1 në fushën e Nicës. Pas një pjese të parë të varfër me emocione, por me një gol të anuluar ndaj Mancinit për pozicion jashtë loje, verdhekuqtë ngritën ritmin në pjesën e dytë edhe falë një ndryshimi taktik të dëshiruar nga trajneri.
Futja e Pellegrini solli më shumë paparashikueshmëri në repartin ofensiv, por ishte nga këndi që kapiteni verdhekuq bëri diferencën duke firmosur asistin për avantazhin e arritur nga Ndicka. Tre minuta më vonë ishte një tjetër mbrojtës, Gianluca Mancini, që mbylli një aksion me rrëshqitje mbi asistin nga e majta i Tsimikas. Naiviteti i Pisillit të sapofutur dhuroi penalltinë që Moffi realizoi në minutën e 77′ me pasojë një fund ndeshjeje të ndezur. Roma merr fitoren e parë dhe qetësohet pas tensioneve që paraprinë sfidën në Nice.
NDESHJET E TJERA
Fillon me një barazim plot emocione Europa League e Betis, finalist i Conference dhe favorit i mundshëm për fitoren, që ndali Nottingham Forest në 2-2. Hap vallëzimin Bakambu (15’), pastaj një-dyshi i Igor Jesus (18’ dhe 23’) dhe barazimi i Antony (85’). Rrëzohet Fenerbahçe në Zagreb (3-1), fiton Freiburg ndaj Basel (2-1). Fitore për Braga, Ludogorets dhe Midtjylland, mbarojnë në barazim Paok-Maccabi dhe Crvena Zvezda-Celtic.
REZULTATET E TJERA
Betis-Nottingham Forest 2-2
Shënues: 15’ Bakambu (B), 18’ e 23’ Igor Jesus (N), 40’ p.j. Antony (B).
Braga-Feyenoord 1-0
Shënues: 34’ p.j. Fran Navarro (B).
Dinamo Zagreb-Fenerbahce 3-1
Shënues: 21’ e 5’ p.j. Beljo (D), 25’ Szymanski (F), 49’ Bakrar (D).
Crvena Zvezda-Celtic 1-1
Shënues: 11’ p.j. Iheanacho (C), 20’ p.j. Arnautovic (S).
Freiburg-Basel 2-1
Shënues: 31’ Osterhage (F), 12’ p.j. Eggestein (F), 39’ p.j. Otele (B).
PAOK-Maccabi Tel-Aviv 0-0
Midtjylland-Sturm Graz 2-0
Shënues: 7’ aut. Christensen (M), 43’ p.j. Diao (M).
Malmo-Ludogorets 1-2
Shënues: 8’ Stanic pen. (L), 23’ Bile (L), 33’ p.j. Johnsen (M).