Mbështetësit e Erion Veliajt kishin mbetur shumë pak sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku u votua shkarkimi i tij. PD e PS bashkuan votat pro shkarkimit, por këshilltarët Aldo Merkoci e Alfred Muharremi nuk morën pjesë në votim.
Në mbledhje kishin zgjedhur të mos shkonin fare Gaz Paja dhe Joleza Koka, të njohur gjithashtu për afërsinë me Erion Veliajt.
Gjithë të tjerët u vunë në rresht duke iu bindur verbërisht urdhrit politik të Edi Ramës. Kundër shkarkimit të Veliajt votoi këshilltari i djathtë Fabian Topollaj.
Po të mendosh se pjesa më e madhe e këshilltarëve socialistë janë në atë sallë prej Erion Veliajt, dëshpërim i madh duhet të jetë për ish-kryebashkiakun e Tiranës kur shikon se si e tradhtuan duke u hedhur pa asnjë hezitim në krahët e Edi Ramës.