Video/ Arsenal shembet keq 0-3 në Emirates: Brighton i dorëzon titullin Manchester City

Arsenal rrëzohet në mënyrë të bujshme, i mposhtur 3-0 në Emirates nga Brighton. Një humbje që praktikisht i dorëzon titullin kampion Manchester City, që ka katër pikë më shumë e një ndeshje për të rikuperuar.

Gunners u treguan menjëherë agresivë, duke u përpjekur të impononin ritmin e tyre. E megjithatë shansi i parë i ndeshjes ishte për Seaguls. Enciso goditi nga hyrja e zonës dhe gjeti pritjen fantastike të Ramsdale. Përgjigja e vendasve iu besua Odegaard, i cili tentoi nga distanca dhe për pak gjeti golin. Arteta duhet të zëvendësonte Martinelli, i goditur keq nga Caicedo, me Trossard dhe ish-lojtari i Brighton pati menjëherë një shans të madh. Belgu mori topin në hyrje të zonës së penalltisë, por goditja e tij u stampua në traversë. Brighton reagoi dhe iu afrua sërish avantazhit me Enciso, që nuk gjeti portën. I njëjti fat për Saka, që për pak centimetra nuk gjeti golin në fund të pjesës së parë.

 

SHEMBJA E PASHPJEGUESHME E GUNNERS
Ndeshja u zhbllokua në fillim të pjesës së dytë, por nuk ishte Arsenal që e bëri. Në minutën e 51′ Estupinian shërbeu për Enciso, që, i lënë i tërsisht vetëm, mposhti Ramsdale me kokë. Arteta tentoi të karikojë skuadrën e tij, që ishte pranë barazimit me të sapofuturin Nelson. Në minutën e 86′, megjithatë, Brighton mbylli llogaritë. Një gabim i rëndë në dalje i Gunners dhe topi mbërriti te Undav, që me një parabolë mposhti portierin londinez. Në shtesë të plotë, erdhi edhe goli i tretë i Estupinian.

Përfundoi 3-0 për Brighton, që ngjitet në vendin e gjashtë me 58 pikë dhe ka ende një ndeshje për të luajtur. Nga ana tjetër, një ndalesë e keqe për Arsenal, që mbetet me 81, -4 nga Manchester City. Guardiola ka gjithashtu edhe një ndeshje më pak, me mundësinë që në ndeshjen tjetër, në rast fitoreje ndaj Chelsea, të festojë fitimin e titullit.

https://nvcplayer.crazyvidup.com/player/html/N7HGI4Fkbqkjy?popup=fromblocked&autoplay=1

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top