Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u përgjigj thjeshtë për njohjen e një të Palestinës nga Mbretëria e Bashkuar, Kandaja dhe Australia – nuk do të lejojnë që ndodhë një shtet terrorist i tillë dhe u raportoi se ka progres në ujditë diplomatike e re me Sirinë dhe Libanin është afër.
Ishte pikërisht kjo që e theksoi se fitoret ndaj terroristëve islamistë në veri që mundësuan këto ujdi që janë afër të arrihen raportojnë mediat izraelite. Optimist ishte edhe lideri i ri i Sirisë, Ahmed Al-Sharaa për një marrëveshje për Izraelin.
Në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar izraelit Netanyahu u tha se marrëveshjet e sigurisë me Bejrutin e Damaskun mund të çojnë drejt marrëveshjeve të paqes me dy shtetet fqinje.
PM Netanyahu: There is a possibility of peace with our neighbors to the north. Contacts are being held with Syria and Lebanon. pic.twitter.com/IIHwJ3b7B0
— Raylan Givens (@JewishWarrior13) September 21, 2025
Gazeta izraelite Times of Israel raportoi të dielën se një zyrtar amerikan u ka thënë se marrëveshja e sigurisë mes Izraelit dhe Sirisë është 99 % e kryer dhe “se njoftimi zyrtar pritet brenda dy javësh” . Ishte raportuar më parë se kjo mund të ndodhë në mbledhjen e OKB’së ku lideri i Sirisë u lejua të merrte pjesë.
Al-Sharaa që nga fillimi ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me Perëndimin që prej se koalicioni i tij i rebelëve sirianë dëboi regjimin e Assad. Pavarësisht vështirësive dhe konfliteve veprimet në terren të regjimit të tij në dëbimin e grupeve terroriste islamiste si palestineze dhe pro-iraniane kanë dëshmuar gatishmërinë për kompromis.