Marrëveshja me Kinën, amerikanët dominojnë bordin e drejtues të “TikTok” në SHBA

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se marrëveshjet në negociim me Pekinin për aksionet amerikane të TikTok parashikojnë që gjashtë nga shtatë anëtarët e bordit drejtues në SHBA të jenë amerikanë. Algoritmi dhe privatësia e përdoruesve do të jenë nën mbikëqyrje të një kompanie amerikane. Sipas zëdhënëse së Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, kjo është pjesë e një marrëveshjeje që tashmë është në fazë përfundimi dhe që pritet të nënshkruhet në ditët në vijim.

Çfarë parashikon marrëveshja
• Bordi nuk do të ketë më ndikim dominues nga ByteDance (kompania kineze mëmë. Amerikanët do të kenë shumicën e kontroleve.
• Kompania Oracle është përfshirë si ndërmjetëse për mbrojtjen e të dhënave dhe privatësinë. Ajo do të ketë rol kyç në kontrollin dhe menaxhimin e operacioneve që lidhen me të dhënat dhe algoritmin.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top