SHBA synon ta marrë përsëri bazën Bagram në Afganistan

Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rimarrin bazën ajrore, Bagram, nga udhëheqësit talibanë të Afganistanit, duke e përmendur nevojën e grupit ekstremist për ndihmë nga SHBA-ja dhe vendndodhjen e bazës në afërsi me asetet bërthamore të Kinës.

“Ne po përpiqemi ta marrim përsëri, dhe ky mund të jetë lajm i ri”, tha Trump të enjten mbrëma në një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin britanik, Keir Starmer, në Londër.

“Po përpiqemi ta marrim përsëri sepse ata [liderët talibanë] kanë nevojë për gjëra nga ne”, tha ai pa dhënë hollësi.

“Por, një nga arsyet që e duam atë bazë është sepse, siç e dini, është një orë larg nga vendi ku Kina prodhon armët e saj bërthamore. Pra, shumë gjëra po ndodhin”, shtoi Trump, transmeton REL.

Në maj, Trump gjithashtu shprehu keqardhje për humbjen e bazës së madhe, e cila ndodhet rreth 40 kilometra jashtë Kabulit, duke thënë asokohe se ajo ishte “e pushtuar” nga Kina.

As Trump dhe as zyrtarët amerikanë nuk saktësuan se çfarë nënkupton mundësia për “ta marrë përsëri” bazën ajrore, apo nëse kanë nisur bisedimet.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top