Amanda Seyfried mbron komentet për Charlie Kirk pas kritikave

Amanda Seyfried u përball me kritika pas deklaratës së saj se Charlie Kirk, “ishte i mbushur me urretje”.

Në një postim në Instagram, 39-vjeçarja shpjegoi se nuk synonte të “shtonte zjarrin”, por dëshironte të rikthente diskutimin në një vend më të arsyeshëm dhe të theksonte se është e shqetësuar për gjuhën mizogjene dhe raciste që ai përfaqësonte.

“Nuk duhet ta harrojmë nuancën e njerëzimit,” shkroi ajo, duke shtuar: “Mund të jem e zemëruar për mizogjininë dhe retorikën raciste, dhe gjithashtu të pranoj që vrasja e Charlie Kirk-ut ishte një akt i tmerrshëm dhe i papranueshëm.”

Kjo deklaratë erdhi pas reagimeve të forta të fansave, të cilët e kritikuan ashpër aktoren, duke e akuzuar se po inkurajon dhunën dhe po ofendon fenë dhe opinionet konservatore.

Seyfried gjithashtu shpërndau në Instagram Stories një mesazh që u interpretua si sugjerim se Kirk kishte nxitur vetë dhunën ndaj tij: “Nuk mund të ftosh dhunën në tryezë dhe të habitesh kur ajo të kafshon.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top