Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Tepelenë, ku ka fituar bindshëm Tërmet Peçi. Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS-së ka marrë 4088 vota, ose 82.7 %.
Ndërkohë kandidati i Bashkë Fitojmë, Baftjar Imeri ka marrë 511 vota ose 10.3 %.
Sakaq, kandidati i PD, Sokol Guga, me 346 vota vota ose 7.0 %.
Ajo që bie në sy është fakti se Tërmet Peçi, por ai ka marrë edhe më shumë vota se kandidati për deputet në 2021, i cili ka marrë 3538 vota.