Në bashkinë e Durrësit vijon numërimi. Deri më tani janë numëruar 89 kuti nga 342 gjithsej. Kandidatja e Partisë Socialiste Emirjana Sako kryeson me 55.90% të votave përkundrejt 44.10% të votave të rivalit Igli Cara, kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’. Diferenca mes dy kandidatëve është me 2690 vota.
Në bashkinë e Shijakut janë numëruar thuajse gjysma e kutive dhe deri më tani kryesues është kandidati socialist Elton Arbana me 70.35% të votave, përkundrejt 29.65 % të rivalit nga Bashkë Fitojmë, Rezart Tusha.
Kruja është një tjetër bashki e këtij qarku ku sërish kryesues është kandidati i Partisë Socialiste Artur Bushi me 63.02 % të votave.