Barcelona, tifozët çmenduri për të parë ndeshjen nga ballkoni: 500 euro për një vend

A është e mundur të paguash qindra euro për t’u futur në shtëpinë e një të panjohuri të plotë dhe për t’u afffuar në ballkonin e tij? Nëse pallati është pikërisht ngjitur me stadiumin e marrë me qira nga Barcelona çdo gjë bëhet e mundur: punimet te “Camp Nou” po vazhdojnë dhe për këtë arsye blaugranat kanë filluar sezonin duke luajtur në stadiumin “Johan Cruyff”, një impiant i vogël prej 6000 vendesh që nuk ka as të gjitha shërbimet thelbësore si dushët. Vendet janë të kufizuara dhe të rezervuara pothuajse ekskluzivisht për abonentët, për këtë mijëra tifozë kanë vendosur të kapen pas gardheve të stadiumit për të parë diçka ose për të shqetësuar ata që kanë apartamentin që del drejtpërdrejt mbi fushë.

Pak me fat, veçanërisht ata që banojnë në katet më të larta, kanë një pamje perfekte mbi gjithë stadiumin dhe arrijnë të ndjekin ndeshjen rehat nga ballkoni i shtëpisë. Ka nga ata që janë pajisur në familje me pica dhe birra, por edhe ata që kanë marrë oferta me para vetëm për të kaluar disa orë të mbyllur jashtë në ballkon.

Tifozët e Barcelonës sulmojnë ballkonet
Shumë vetë e vunë re menjëherë dhe që nga orët e para të pasdites kanë bërë gjithçka për t’u ftuar në shtëpitë e atyre pak të privilegjuarve që mund të shikonin ndeshjen nga ballkoni. Siç raporton Sport, citofonët ishin nën rrethim: banorët kanë marrë kërkesa më pak ose më shumë të sjellshme, dikush ka kërkuar leje për të qëndruar në çati dhe të tjerë madje kanë ofruar një lumë parash për të qenë të ftuar. Një prej banorëve të pallatit ka treguar se i janë propozuar 500 euro vetëm për t’u ulur në ballkon dhe për të parë Barcelonën të luante kundër Valencias.

Shumë të tjerë, në mënyrë më të ligë, kanë provuar të futen fshehurazi në pallat duke përfituar nga hyrje-daljet normale të banorëve të cilët menjëherë kanë denoncuar këtë pushtim për të vënë zonën në siguri. Barcelona do të luajë në atë impiant, normalisht i destinuar për skuadrën femërore, edhe për disa ndeshje të tjera dhe situata mund t’u dalë nga duart për shkak të turmës së pamenaxhueshme të tifozëve.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top