Dasma e prezantueses Cindy Marina me Genar Topallin, djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topallika qenë në një nga temat më të komentuara të ditëve të fundit.
Por vëmendjen e mori edhe komenti i moderatores sportive Eva Murati, ish-partnerja e Genar Topallit, në një nga videot e saj në TikTok.
“Pra, ti po na thua se nuk do e doje një dasmë aq përrallore dhe një djalë aq të edukuar dhe të pasur?!”, ishte komenti i një përdoruesi poshtë videos, të cilit Eva iu përgjigj:

Por sot, në një deklaratë ekskluzivisht për “Live From Tirana” Eva ka shpjeguar arsyen e reagimit të saj:
“Besoj se shumë njerëzve u ka ardhur si bombë, pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë, dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme.
E them me bindje kurth, sepse gazetat e morën në mënyrë të njëpasnjëshme komentin gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Fatkeqësisht dhe padashur, u bëra pjesë e një telenovele që realisht nuk dua të jem pjesë. Jetë të lumtur për të gjithë!”