Mbrëmja e së martës rikthen emocionet e Champions League me fazën kampionat. Të mëdhatë do të zbresin në fushë teksa Arsenal, Juventus dhe Real Madrid pritet te dhurojnë spektakël. Raundi i parë i fazës së ligës zhvillohet gjatë tri ditëve, të martën, të mërkurën dhe të enjten.
Me ndeshjet Athletic Bilbao – Arsenal dhe PSV – Royal Union fillon edicioni i ri i Champions. Skuadra londineze shpreson të fitojë pikë maksimale në udhëtimin e vështirë në Bilbao.“Gunners” këtë vit do të jenë edhe më të fuqishëm dhe krahas suksesit në Angli, do ta kërkojnë atë edhe në Evropë. Prandaj ekipi i Mikel Arteta është i vendosur të kthehet në shtëpi me tri pikë, ndonëse baskët në shtëpi dinë të jenë të rrezikshëm. ndërsa ndeshja mes skuadrës holandeze dhe asaj belge pritet të jetë e hapur. PSV-ja llogaritet favorite.
Vëmendja, në mbrëmje, do të jetë në Torino, ku përballen Juventus dhe Borussia Dortmund. Menjëherë një ndeshje e madhe për bardhezinjtë që, pas nisjes perfekte në kampionat (e 4-3 në Derbin e Italisë me l’Inter), synojnë ta nisin në mënyrën e duhur edhe në fushën europiane, duke parë se kalendari do ta cojë pastaj Tudor për dy herë në Spanjë (me Villarreal e Real Madrid).
Në Madrid, pastaj, Real pret Marseille. Los Blancos” do të mundohen ta nisin me këmbë të mbarë me trajnerin e ri, Xabi Alonso. Benfica – Qarabag dhe Tottenham – Villarreal janë ndeshjet e tjera që luhen të sonte në orën 21:00.
League Stage Champions League
18:45 Athletic Club – Arsenal
18:45 PSV Eindhoven – Union St.Gilloise
21:00 Benfica – Qarabag FK
21:00 Juventus – Borussia Dortmund
21:00 Real Madrid – Marseille
21:00 Tottenham Hotspur – Villarreal