Bardhi në Kuvend: Votohen ligje klienteliste, të propozuara nga oligarkët

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare, u shpreh se deputetët e PS-së janë kthyer në noterë të qeverisë.

Bardhi u shpreh se në Kuvend po votohen ligje klienteliste dhe të propozuara nga oligarkët.

Kreu i Grupit të PD-së theksoi se “ky është shqetësimi që ka Kuvendi, keni kaluar lige të shkruara në kompjuterin e Klodian Zotos, nuk ka shqetësim Kuvendi në organizohet në 8 apo 10 Komisione”.

Gazment Bardhi: Nuk mund të ecim tha parafolësi me strukturën e vjetër të Komisioneve Parlamentare, a thua se shqetësimi i vetëm që ka ky Kuvend. Ky krah i shumicës parlamentare janë kthyer në noter të qeverisë, në këtë Kuvend me vota të maxhorancës votohen ligje klienteliste, të propozuara nga oligarkët.

Ky është shqetësimi që ka Kuvendi. Keni kaluar lige të shkruara në kompjuterin e Klodian Zotos, nuk ka shqetësim Kuvendi në organizohet në 8 apo 10 Komisione.

Sa i takon ndryshimeve të Rregullores, duhet t’ju turpërojë si Kryetar i Kuvendit. Ndryshimet diktohen nga kreu i ekzekutivit, pasi gjithë verës i diktoi strukturat pushtetit lokal, pasi i dikton vendimet gjyqtarët e prokurorëve, e i sulmon. Kuvendi i diktohet ekzekutivit. Ku ndodh dhe del Kryeministri thotë që Kuvendi organizohet sipas Këshillit të Ministrave. Nuk është një partiak. Doli dhe tha që ju kemi lënë më shumë fusha përgjegjësie.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top