Kolarov provokohet nga një tifoz pas Juve-Inter: reagim i çuditshëm pasi pa telefonin

Aleksandar Kolarov është bërë zëvendës trajner i Interit duke filluar nga kjo sezon pas ardhjes së Chivu në pankinë. Ish-lojtari i Lazios, Manchester City dhe Romës, la kombëtaren U21 të Serbisë për t’u kthyer në Itali te zikaltërit. Megjithatë, fillimi i kampionatit nuk ka qenë nga më të mirët dhe në fakt në tre javë kanë ardhur dy humbje, e fundit kundër Juventusit në Allianz Stadium. Një ndeshje që e pa Kolarovin të festonte golat e zikaltërve për t’u bërë më pas edhe protagonist i një episodi mjaft kurioz.

Gjithçka ndodhi në përfundim të ndeshjes, kur arbitri Colombo përcaktoi fundin e sfidës mes bardhezinjve dhe zikaltërve. Në një video që është bërë virale në rrjete sociale shihet momenti klasik i përshëndetjeve mes lojtarëve në fushë, trajnerëve dhe anëtarëve të stafit teknik. Para se të hynte në dhomat e zhveshjes nga tuneli, në filmim shihet një tifoz që regjistronte pikërisht Kolarovin teksa përshkonte atë rrugë. Tifozi i Juventusit i bërtet: “Në shtëpi! Në shtëpi!”. Dhe në atë moment Kolarov e sheh dhe ka një reagim mjaft të pazakontë.

Kolarov në një çast, duke dëgjuar ato thirrje, kthehet menjëherë në drejtim të tifozit dhe për një moment duket sikur dëshiron t’i afrohet. Por në një fraksion sekonde më pas zëvendës trajneri i Interit ndalet, bllokohet dhe mbetet i palëvizur me krahët e kryqëzuar përpara derës së dhomave të zhveshjes, për t’u kthyer më pas në fushë. Nuk është e qartë nëse Kolarov dëshironte t’i afrohej tifozit në fjalë apo jo, por sigurisht që ai e dëgjoi mirë çfarë po thoshte dhe kjo gjë me siguri e ka bezdisur. Për disa, pasi panë atë video, Kolarov u ndal fiks në kohë.

Reagimi i Kolarov përpara hyrjes së dhomave të zhveshjes
Disa përdorues në rrjete sociale, duke komentuar atë video, theksuan se Kolarov pasi kuptoi se po filmohej u ndal në kohë për të shmangur problemet. Për më tepër, pranë tij ndodheshin edhe kamerat e DAZN dhe sigurisht do të ishte e pamundur të reagonte. Megjithatë, nuk mund të thuhet me siguri që Kolarov donte të reagonte, por pa dyshim që kishte dëgjuar qartë ftesën provokuese të bërë nga tifozi në drejtim të tij dhe në drejtim të Interit në përgjithësi.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top