Rama paralajmëron deputetët e rinj: Kujdes me komunikimet zyrtare

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetëve të rinj që të kenë kujdes me komunikimet me gazetarët, por edhe më ato çfarë thonë në takimet e tjera zyrtare.

Naiviteti i të rinjve duket se e ka frikësuar Ramën se këta deputetë mund të nxjerrin “sekretet” e partisë, ndaj duket se shumë pak prej tyre do t’i shohim në ekran duke u intervistuar apo në panele ku bëhet debat mbi politikën.

Një tjetër kërkesë e Ramës, që është përsëritur çdo herë por duket se asnjë nuk e dëgjon, është heqja dorë nga “punësimet”. Administrata shtetërore sa vjen e shtohet çdo vit dhe duket se një pjesë të “fajit” e kanë edhe deputetët, që kërkojnë të mbajnë premtimet gjatë fushatës elektorale: Punësim në këmbim të votës.

Në mbledhjen e sotme të Grupit të PS-së u caktuan edhe kryetarët e Komisioneve Parlamentare që do të drejtohen nga mazhoranca, edhe pse opozita nuk ka shprehur dakrodëinë për ndarjen e re të këtyre Komisioneve.

Siç e kishte paralajmëruar në Asamblenë Kombëtare, në krye të Komisionit të Ligjeve është vendosur Ulsi Manja, i cili do të largohet si Ministër i Drejtësisë, për t’u zëvendësuar nga Besfort Lamallari.

Në krye të Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme është Igli Hasani. Edhe ky i fundit do të lërë detyrën si Ministër i Jashtëm, pasi në krye të Diplomacisë shqiptare do të emërohet Elisa Spiropali.

Blendi Klosi do të drejtojë Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, ndërsa Milva Ekonomi Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. Në krye të Komisionit të Sigurisë do të vendoset Bledi Çuçi, ndërkohë që Anila Denaj do të marrë drejtimin e Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.

Damian Gjiknuri do të jetë përgjegjës për Komsionin për Reformën Zgjedhore, ndërsa Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale do të ketë drejtues Fatmir Xhafajn.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top