Berisha çon në SPAK dënimin e Greqisë për Irena Gjokën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar dokumentin që, sipas tij provon autenticitetin e vendimit penal ndaj gjyqtares ‘Irena me 5 mbiemra’, duke akuzuar kreun e SPAK Altin Dumani se po e mbron atë për interesa politike të kryeministrit Edi Rama. Berisha deklaroi para gazetarëve nga SPAK, se vendimi në fjalë është konfirmuar nga autoritetet greke dhe se ai ka qenë i mjaftueshëm që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të merrte masa, por nuk është vepruar qëllimisht.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Së dyti, kjo nuk lidhet vetëm me Altin Troplinin, por lidhet edhe me Irenën me 5 mbiemra, me simotrën e tij siameze.

Kur unë paraqita këtu në maj dokumentin me vulën apostile, këta zotërinjtë thanë se nuk e kemi marrë zyrtarisht.

Këta nuk ndërmorën asnjë veprim, ndonëse ai dokument ishte i mjaftueshëm që KLP-ja famoze brenda tre javëve ta nxirrte nga detyra dhe ta çonte për ndjekje penale Irenën me 5 mbiemra.

Tani çfarë ndodh pas kësaj?

Prokuroria e Përgjithshme u ka kërkuar autoriteteve greke dokumentin me vulë apostile që ne e kishim.

Këtu thuhet se me shkresën 216/7, 16 korrik 2005, ministri i Drejtësisë ka përcjellë përgjigjen autoriteteve kryesore greke në lidhje me shkresën tonë të datës 7 maj 2005 nëpërmjet të cilës konfirmoj se vendimi është autentik dhe nuk është ekzekutuar për shkak të aktit të prokurorit.

Pra, vendimi është autentik. Ai vendim që kam sjellë unë.

Por, para këtij fakti, Altin Troplini hap çështje penale për ta mbrojtur siç ka bërë me çështjen McGonigal.

Shikoni pra, me çështje madhore, kur një kriminele që e ka vendin në qelitë e burgut dhe jo në sallën e gjyqit, ky e mban për interesa politike të vetë Edi Ramës në sallën e gjyqit.

Adriana Kalaja ka bërë këtë kërkesë dhe kjo është firmosur nga Kosta Beluri.

Pra, siç e shihni kemi të bëjmë me një delinkuent që bëri gjithçka dhe çdo pazar nga frika dhe tmerri i krimeve të tij për të zgjatur mandatin.

Por dështoi. Dhe kjo është një arritje e madhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top