Messi, gafa e sikletshme nga pika e bardhë: “Panenka” e argjentinasit ishte për turp

Lionel Messi protagonist në mënyrë negative në humbjen e Inter Miami: gabim nga njëmbëdhjetë metra për argjentinasin. Pas celebrimit me Argjentinën në atë që duhet të ketë qenë ndeshja e tij e fundit e luajtur në atdhe me Kombëtaren, Lionel Messi u rikthye të vishte fanellën e Inter Miami.

Gjërat megjithatë nuk shkuan mirë për yllin argjentinas, i cili humbi thellë 3-0 kundër Charlotte, por mbi të gjitha gaboi penalltinë që mund ta kishte çuar skuadrën e tij në avantazh. Jo një gabim dosido, sepse Messi provoi panenkën, një zgjedhje që rezultoi e gabuar.

PENALLTIA E GABUAR
Në minutën e 31’, me rezultatin ende 0-0, Messi pati shansin të shënonte nga pika e bardhë. Rast që megjithatë u humb në mënyrë të bujshme duke i lënë portierit të priste goditjen. Numri 10 provoi një prekje nën top duke kërkuar ta mashtronte portierin e Charlotte, por Kahlina qëndroi në vend pa u hedhur dhe kështu mundi ta priste pa shumë probleme “panenkën” e argjentinasit.

IRONIA: GOLI I PËSUAR MENJËHERË MË PAS
Që ta rëndonte edhe më shumë gabimin ishte ajo që ndodhi vetëm pak minuta më vonë. Në minutën e 34’, nga një aksion kundërsulmi, vendasit arritën të zhbllokonin ndeshjen me Idan Gorno, autor më pas i një triplete të jashtëzakonshme. Në pak minuta, nga avantazhi i mundshëm i Inter Miami te goli i Charlotte; pikëkthesa ishte pikërisht ajo penallti e humbur nga Messi.

MESSI, “3-0” I DYTË I PËSUAR RADHAZI
Një humbje e thellë për Inter Miami, që vinte tashmë pas disfatës në finalen e Leagues Cup kundër Seattle Sounders. Edhe në atë rast, skuadra e Messit humbi 3-0. Ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG ishte në fushë në të dy ndeshjet e humbura. Një moment jo shumë i lumtur pra për Messin me klubin, edhe pse vetëm pak ditë më parë argjentinasi kishte shkëlqyer me një dopietë në Kombëtare.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top