Allegri i tjetërsuar: përjashtohet, heq xhaketën e tërbohet për një penallti

Massimiliano Allegri u përjashtua në minutat e fundit të Milan-Bologna: heq xhaketën dhe shpërthen nga inati për një penallti të dhënë dhe më pas të hequr kuqezinjve pas rishikimit në VAR. Nkunku rrëzohet dy herë në zonën e penalltisë: arbitri akordon penalltinë, por e anulon pasi pa kontaktin në video. Trajneri kuqezinj shpërthen nga inati dhe drejton gishtin kundër Gjykatësit të Katërt.

Episodi ka bërë, dhe do të bëjë, shumë diskutim sepse e la ndeshjen pezull deri në fund, por rezultati nuk ndryshoi më dhe Milani mori 3 pikët, të parat në shtëpi për këtë sezon pas humbjes së rëndë me Cremonese.

Allegri i përjashtuar, heq xhaketën dhe shpërthen nga inati

Nkunku hyri në fushë me shumë vendosmëri dhe pak çaste pas prekjes së parë të tapetit të San Siros fitoi një penallti që më pas iu hoq nga VAR-i. Kontakti mes Lucumit dhe sulmuesit të ri të Milanit u duk menjëherë shumë i dukshëm, por arbitri u përqendrua tek ndërhyrja e dytë, ajo e Freulerit, që u konsiderua jo faulluese.

Para se të zbriste në dhomat e zhveshjes Allegri bërtiti disa herë “bravo, bravo” në drejtim të gjyqtarit të katërt, me menaxherin e ekipit që përpiqej ta ndalte dhe Saelemaekers, lojtari më afër tij në atë moment, që i thoshte “qetësohu mister, qetësohu”.

Për DAZN trajneri kuqezinj foli kështu për ato çaste: “Në atë moment pata diçka për t’i thënë, edhe pse asgjë të madhe, gjyqtarit të katërt. Për fat xhaketa shpëtoi“.

Në konferencën për shtyp vetë Massimiliano Allegri u shpreh kështu për episodin: “Nëse Fabbri, që ishte në VAR, vendosi që penalltia nuk ekzistonte, atëherë është e drejtë që arbitri ta hiqte“.

Trajneri livornez foli edhe për skuadrën: “Është një grup vërtet i jashtëzakonshëm, djemtë nuk ankohen dhe punojnë fort. Të gjithë kemi si objektiv të kthehemi të luajmë në Champions, edhe pse nuk është e lehtë. Duhet të jemi gjithmonë më të kujdesshëm dhe të përmirësojmë fazën mbrojtëse“.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top