Japoni/ Afro 100 mijë të moshuar të moshës 100-vjeçare, 88% e tyre janë gra

Aktualisht, personi më i moshuar në Japoni është Shigeko Kagawa, një grua 114-vjeçare nga qyteti Yamatokoriyama, prefektura e Nara-s. Ndërsa burri më i moshuar është Kiyotaka Mizuno, 111 vjeç, banues në Iwata, prefektura Shizuoka.

Numri i qindvjeçarëve në Japoni rritet për të 55-in vit radhazi, duke iu afruar kuotës së 100 mijë personave, dhe gati 90% e tyre janë gra.

Sipas Ministrisë japoneze të Shëndetësisë, e cila publikoi të dhënat në prag të festës kombëtare të së hënës kushtuar të moshuarve, numri i personave të moshës 100 vjeç e lart ka arritur në 99.763, me një rritje prej 4.644 krahasuar me vitin e kaluar. Konkretisht, gratë përbëjnë rreth 88% të totalit, ose 87.784 persona, ndërsa numri i burrave qindvjeçarë është 11.979.

Dy rekordet aktuale

Aktualisht, personi më i moshuar në Japoni është Shigeko Kagawa, një grua 114-vjeçare nga qyteti Yamatokoriyama, prefektura e Nara-s. Ndërsa burri më i moshuar është Kiyotaka Mizuno, 111 vjeç, banues në Iwata, prefektura Shizuoka. Qeveria në Tokio nisi të mbledhë të dhëna për qindvjeçarët që në vitin 1963, kur ata ishin vetëm 153. Shifra kaloi 1.000 në vitin 1981, arriti në 10.000 në 1998, dhe ka vijuar të rritet në mënyrë të vazhdueshme.

Pse në Japoni jetohet më gjatë

Sipas të dhënave të ministrisë, në vitin 2024 jeta mesatare ishte 87,13 vjet për gratë dhe 81,09 vjet për burrat. Jetëgjatësia në Japoni, një nga më të lartat në botë, sipas ekspertëve lidhet kryesisht me uljen e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës dhe disa forma të zakonshme kanceri, në veçanti kanceri i gjirit dhe i prostatës. Për më tepër, Japonia ka shkallë shumë të ulët të obezitetit, një nga faktorët kryesorë të këtyre sëmundjeve, falë dietës tradicionale japoneze, e cila përdor pak mish të kuq dhe është e pasur me peshk dhe perime sezonale.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top