RTSh, Institucioni i Falimentuar që Duhet Shpëtuar FLAMUR BUÇPAPAJ

RTSh, Institucioni i Falimentuar që Duhet Shpëtuar
FLAMUR BUÇPAPAJ
RTSh – një institucion i kapur dhe i falimentuar

Kur kandidova në Këshillin Drejtues të RTSh, paralajmërova hapur se ky është një institucion i falimentuar, i zhytur në afera personale të ish-drejtorëve, dhe i kapur për 30 vite nga interesat e klaneve mediatike. Thashë qartë se RTSh është rrjepur vazhdimisht nga grupet që kontrollojnë “Top Channel” e Vjollcës dhe “Klanin” e Sandrit, të cilët për dekada kanë vjelur jo vetëm RTSh, por edhe Shqipërinë. Nëse i rremon në thellësi, këta grupe dalin të lidhur me rrjete të vjetra të Sigurimit të Shtetit që themeluan edhe aleancën demokratike të dikurshme. Sot i gjen kudo, në çdo sektor, me dorë mbi gjithçka në vend.

Unë, me përvojë 25-vjeçare në drejtimin e mediave, gazetave dhe shoqërive ndërtimore që kanë korrur sukses jo vetëm në Shqipëri, por edhe në SHBA dhe Europë, kisha një synim të qartë: ta shpëtoja RTSh.

Platforma ime ekonomike ishte e thjeshtë dhe e drejtë:

Ristrukturim: zvogëlim i institucionit me vendim qeverie, ku të larguarit do të merrnin një rrogë vjetore nga shteti deri të gjenin punë tjetër.

Organigrama dhe plan 3-vjeçar:

Viti 1: stabilizim, shlyerje borxhesh dhe rikonstruksion ekonomik;

Viti 2: balancim financiar;

Viti 3: kthim në fitim.

Burime të ardhurash: prodhim programesh me pagesë, filma televizivë fitimprurës, seriale shqiptare; bashkëpunime me RAI-n, BNC-në dhe CNN-in për reklama dhe publicitet; përkthimi i programeve në gjuhën angleze me ndihmën e inteligjencës artificiale; rrjet shikuesish me pagesë; reklama të prodhuesve të mëdhenj në Europë, Azi dhe SHBA.

Kursime dhe transparencë: zëvendësimi i makinave të RTSh me automjete elektrike për të ndalur vjedhjet e karburantit; futja e energjisë fotovoltaike; tenderime dhe transparencë me inteligjencë artificiale; ndjekje penale e abuzuesve dhe hajdutëve.

RTSh do t’i kthehej publikut, jo qeverive. Programet shqiptare, dramat, serialet, lajmet, dokumentarët mbi kalvarin e të përndjekurve politikë, mbi arkeologjinë, etnografinë dhe kulturën tonë, do të prodhoheshin nga gazetarët e RTSh vetë, jo nga të futur nga jashtë që thithin fondet. Performanca e çdo punonjësi do të matet me punë, jo me miqësi.

Mbaj mend kur thashë se do të fusnim inteligjencën artificiale në tenderime, një anëtar i këshillit drejtues u përgjigj: “Nuk kemi zyra.” Unë qesha – kjo është gjendja ku e kanë katandisur RTSh.

Sa i përket drejtimit, nuk dua të hedh baltë mbi askënd. Por e vërteta është se një gazetar, sado i aftë në moderim ose në prezantim, nuk mund të drejtojë një ndërmarrje të madhe ekonomike si RTSh. Ky institucion është kthyer në një strukturë mafioze ndër vite, dhe kushdo që futet aty vetëm për emër ose për famë nuk mund t’i bëjë dot ballë.

Kujtimet dhe përvoja politike

Unë nuk e shoh këtë thjesht si një çështje të RTSh-së, por si një vazhdimësi të gjithë tranzicionit shqiptar. Pyetja ime për Partinë Demokratike mbetet: si ka mundësi që në këshillin drejtues, votat e PD-së shkuan për Eni Vasili, ndërsa unë u votova nga PS? Ironi e madhe për një opozitë që populli i djathtë e kërkon ndryshe, me fytyra të reja e jo me fosile politike.

Kujtoj vitet e vështira të fillimit të Pdse dhe demokracisë. Në përvjetoret e Azem Hajdarit, shpesh nuk shoh më militantë të PD-së, veç atyre pak personave të lidhur me ish-strukturat e vjetra…Sduhet harruar. Duhet kujtuar se Gazidede, në vitet ’90, përndiqte të gjithë ne që ishim pjesë e Dhjetorit – nga Azem Hajdari e Arben Lika, deri tek unë.

Më kujtohet një oficer i vrarë më vonë në Vlorë, që më paralajmëroi: “Ke 30 shikesa të Gazidede nga pas.” Edhe Xhahit Xhaferi, një burrë i mirë e antikomunist i bindur, më tha se Gazidede kishte frikë se mos i zëja vendin dhe donte të më dëmtonte. Xhahidi ishte njeri me integritet, që kishte vuajtur burgjet e komunizmit dhe që meriton respekt.

Po ashtu, nuk mund të harroj heroin e vitit ’97, gjeneral Agim Shehun, i cili shpëtoi Shqipërinë nga bandat, mbrojti institucionet dhe riktheu shtetin në zyra, kur shumë të tjerë u fshehën.Un isha komisar policie ne komisarjatin nje dhe nxora tanket ne rruge Policia e shtetit ju sherbe Asnje palaco se permend ate qe bem ne qe rrezikuam jeten per shtetin Por ne krye te policise ishte generali i madh Agim Shehu

Këto kujtime nuk i sjell rastësisht: ato tregojnë se gjithmonë ka pasur individë që sakrifikuan për shtetin dhe individë që punuan për ta shkatërruar atë. Dhe instuticionet RTSh është vetëm një pasqyrë e kësaj historie të gjatë.

 

RTSh nuk është thjesht një ndërmarrje mediatike – është një pasuri publike që i takon popullit shqiptar. Prej 30 vitesh është keqpërdorur, është kapur dhe është katandisur në falimentim moral e ekonomik. Platforma ime synonte ta nxirrte nga kjo gjendje dhe ta kthejë në një institucion të shëndoshë, transparent dhe të suksesshëm.

Shqipëria ka nevojë për një RTSh që i shërben publikut, historisë dhe kulturës së saj – jo qeverive, jo klaneve, jo interesave të ngushta. Dhe këtë gjë nuk mund ta bëjnë fasadat apo eksperimenti i radhës, por një reformë e vërtetë, e guximshme dhe me vizion afatgjatë. Un falenderoj gjithmone Shba-nè dhe presidentet e saj Per ato qe kanè bèrè per mua dhe ne Por ju bej thirrje Demomracia ne Shqiperi eshte ne rrezik Duam ndihmè

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top